E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kërpaçi: LSI, e vetmja parti që ka prodhuar brez të ri në politikë

Kandidatja për deputete e LSI, Floida Kërpaçi deklaroi se kjo është e vetmja parti që ka ofruar një shans në politikë për të rinjtë.

 

Në një intervistë për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Kërpaçi u shpreh se në vend nevojitet një mendësi e re, që sipas saj, LSI mund ta sjellë.

 

“Shqipëria ka nevojë për një brez të ri që të sjellë një mendësi të re në politikë. LSI është e vetmja parti që ka prodhur në Shqipëri brez të ri në politikë. LSI është parti e të rinjve. Nuk janë fasadë, kanë qenë shumë të rinj që kanë qenë pjesë e Parlamentit, një nga ata edhe unë. Kemi shkuar atje dhe kemi luftuar për të rinjtë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë