E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kërkon lirinë, nis seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit

Dritan Dajtit kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg në një tjetër seancë gjyqësore që po zhvillohet këtë të martë.

Megjithatë, vihet re mungesa e përfaqësueses së IEVP Peqin e cila sot do të duhej të sillte një informacion mbi vitet e dënimit që kishte kryer Dajti.

Dritan Dajti është i dënuar për vrasjen e katër efektiveve të policisë dhe duhej të lirohej në 4 Korrik të këtij viti, por një vendim i Gjykatës së Lartë i marrë në 11 qershor 2024, vendosi të prishë dënimin me 25 vite burg ndaj tij dhe ta dënojë atë me burgim të përjetshëm./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë