Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa për heqjen e sekuestros ndaj vilës në Qeret.
“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga ankuesit, shtetasja Ajola Xoxa, shoqëria “Partners Laë” sh.p.k., dhe shoqëria “Ava Studion” sh.p.k., kundër vendimit nr. 12 (87-2025-84), date 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e Gjyaktës së Lartë.
Bashkëshkortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej datës 10 shkurt, ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Fillimisht ndaj saj u caktua “arrest shtëpie”, por u ndryshua me vendim të GJKKO-së.
Bashkëshortja e Veliajt dyshohet se ka kryer korrupsion në bashkëpunim 9 herë, pastrim parash dhe fshehje pasurie.





