E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kërkoi asistencë mjekësore, kapiteneria e Vlorës i vjen në ndihmë kroçerës

Kapitenereia e Vlorës mbrëmjen e të mërkurës mori një thirrje nga një korçere me emrin Costa Victoria e cila kërkonte asistencë mjekësore pasi kishte një person të sëmurë në bord.

 

Reklamë

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:15 ndërsa, kroçerja ishte duke lundëruar më afërsi të gadishullit të Karaburunit.

 

Pas marrjes së njoftimit, kapiteneria e Vlorës I dha udhëzime kroçerës që të afrohej në radën e portit në mënyrë që I sëmuri të merrte asistencë.

 

Mbas 30-35 minutash krocera Costa Victoria mbërriti në radën e Vlorës sipas udhëzimeve të kapitenerisë.

 

Kapiteni i Portit sëbashku me personelin e ndihmës së shpejt me anë të një rimorkiatori RM Aulona shkuan ne bord te kroçeres për të marrë të sëmurin me barrel për ta transportuar në drejtim të spitalit.

 

Rreth ores 23:00 personi i sëmur u vendos me kujdes tek ambulanca e urgjences për në drejtim të spitalit rajonal Vlorë për procedurat e mëtejshme mjeksore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë