E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kërkohet një Ministri Energjie/ Konfindustria: Është prioritet në kushtet e krizës

Pas shpalljes së emergjencës energjitike nga qeveria, Shoqata e Biznesit “Konfidustria” sugjeron se duhet të rikrijohet si një institucion më vete, Ministria e Energjisë.

 

Aktualisht, sipas konfindustrias, sektori i energjisë është si një shtojcë e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërkohë që ai përfaqëson një degë strategjike të ekonomisë.

 

Reklamë

Kjo kërkesë bëhet edhe më e vlefshme tani që jemi përballë një krize të mundshme, e cila ka si shkak edhe politikat e gabuara të ndjekura deri më tani në këtë sektor.

 

Konfindustria sqaron se, nëse do të kishim politika për të stimuluar investimet alternative si dhe nje menaxhim më profesional dhe të pakorruptuar, Shqipëria do te ishte prekur pak ose aspak nga kjo krizë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë