Një ditë pasi kryetari i PD për njësinë 8 në kryeqytet Pëllumb Seferi, mbështeti Lulzim Bashën në krye të PD, demokratët e kësaj dege kanë kërkuar largimin e Bashës.

 

Anëtarët e kësaj njësie erdhën në selinë e Partisë Demokratike për të deklaruar se e gjithë dega është kundër Bashës, dhe Pëllumb Seferi nuk përfaqëson demokratët.

 

“Lulzim Basha është shkarkuar nga Kuvendi dhe detyra e tij është që të largohet nga zyrat e selisë së PD-së.”,– kanë deklaruar anëtarët e njësisë 8.

 

Sipas tyre, Basha duhet të hapë rrugën për zgjedhjet të reja në PD. Dyert e selisë kanë qenë të mbyllura dhe pas deklaratës anëtarët e njësisë 8 u larguan nga partia demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *