Subscribe

Interesi për programet prioritare nuk mungon as nga ekselentët. I tillë është rasti i Angjela Doçit, studente në degën e “Mjekësisë Veterinare” në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Këtë zgjedhje ajo e argumenton me faktin se ka lehtësira.

 

 

 

ANGJELA DOÇI

STUDENTE NË UBT

 

Isha mes shumë degëve, por kjo dëge më dukej sikur më jepte mundësi më të shumta dhe është pikërisht fusha ku unë dëshiroj të zhvillohem. Ka shumë mundësi për punësim dhe është një degë shumë e kërkuar sidomos në shqipëri. Vërehet një mangësi në numrin e veterinerëve. Gjithashtu, është edhe fakti që këtë vit është shpallur një degë prioritare që ka një mbështetje të madhe edhe nga shtetit. Studentët duhet të përfitojnë nga bursa se është një stimul për të vazhduar më tej.

 

 

 

Kthimin e 15 degëve të studimit në programe prioritare, ish studenti i UBT-së Enea Zani që sot është i punësuar pranë ministrisë së Mjedisit si specialist i zonave të mbrojtura, e vlerëson shumë. Për të, ky hap siguron më shumë profesionistë në bujqësi, agroturizëm e fusha të tjera.

 

 

ENEA ZANI

SPECIALIST I ZONAVE TË MBROJTURA

 

Kjo është diçka shumë e mirë që është bërë për maturantët se nuk paguajnë tarifa, se dhe po t’u thuash për tarifën është diçka shumë e madhe. Ti kërkojnë këto degë se janë shumë të mira për treg pune, por edhe për jetën e tyre. Ka shumë degë që kërkohen sot nga tregu i punës, si veterinaria, zooteknika. Zgjodha të studioj për inxhinieri pyjesh dhe kur shokët e mi thonin çdo ti te kjo inxhinieri thashë se tregu i punës këtë kërkon.

 

Pedagogu Shpresim Domi vë në dukje faktin se këtë vit akademik është kërkuar sasi në programe të tilla, por kriteri i mesatares mbi 8.5 ka bërë që të mos ketë shumë interes.

 

 

Ai kërkon rishikim të vendimit, pasi tregu i punës është i etur për profesione.

 

 

 

SHPRESIM DOMI

PEDAGOG NË UNIVERSITETIN BUJQËSOR TË TIRANËS

 

Në disa programe te universiteti ynë ata nuk kërkonin studentë cilësie se të flasim për një student që e ka mesataren 8.5, këta programe bë fakt kërkonin studentë në numër, në kontekstin sasior dhe mbase mesatarja e lartë mund të ketë qenë ndoshta një pengesë në këtë skemë motivimi për maturantët. Tregu i punës është edhe më i etur duke parë që ka më pak ekspertë të tillë. Nesër do ta hasim këtë problem, mund të mos pëlqehen, por janë jetike.

 

Në total, në programet prioritare të universitetit Bujqësor të Tiranës janë regjistruar  rreth 400 maturantë. Dega më e preferuar është Mjekësia Veterinare, ndërkohë që programi “Inxhinieri Agrare – Agromekanizëm” ka vetëm një student.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *