E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kërkohej për vjedhje, ekstradohet nga Greqia 27-vjeçari

Një 27 vjeçar i shpallur në kërkim nga Interpoli  është ekstraduar nga Athina.

 

Shtetasi Leo Roçi, banues në Peshkopi/Dibër, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

 

Reklamë

Sipas policisë në janar të 2015 Roçi në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A.V.

 

Arrestimi i tij është bërë i mundur në Greqi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë