E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kërkesat e mjekëve/Manastirliu: Do të ngrihen grupe pune për 4 pikat e paraqitura

Pas përfundimit të takimit me mjekët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sqaroi se u diskutua konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë përcjellë.

 

Reklamë

Në një prononcim për mediat, Manastirliu njoftoi se u vendos që tryezat e punës të nisin javën e ardhshme, duke shtuar se ura me bluzat e bardha është konsoliduar prej kohësh.

 

Ministrja theksoi se 4 çështjet e kërkuara nga mjekët do të merren në shqyrtim një nga një.

 

“Janë të 4 pikat që do të diskutohen edhe në tryeza më teknike, pasi janë çështje që adresojnë situata të ndryshme.Qeveria ka vullnet për të vijuar për të përmbushur kërkesat e mjekëve dhe infermierëve. Ashtu sikurse e kemi treguar mbështetjen për ta në çdo moment të punës tonë. Ne jemi së bashku. Jemi në të njëjtën anë të llogores. Do të vijojmë të punojmë për të mirën qytetarëve dhe padyshim për të adresuar të gjithë nevojat dhe kërkesat e mjekëve.

Mjekët kërkojnë rritje të pagave, shpalljen “Dëshmorë të Kombit” për kolegët që ndërruan jetë në krye të detyrës, sigurimin e jetës së personelit shëndetësor dhe sigurimin e të gjitha kushteve në punë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë