E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kërkesa të çmendura, 1 muaj pritje për të blerë një bluzë bardhezi të Ronaldo

Një muaj pritje për të blere një fanele të Cristiano Ronaldos.

 

Tek, klubi bardhezi fërkojnë duart. Që nga dita kur u zyrtarizua blerja e yllit portugez nga real Madrid e deri tani në dyqanet zyrtare te Juventusit por edhe nga blerjet online, janë shitur më shumë bluza të skuadrës kampione të italisë sesa bluzat e shitura gjatë gjithë sezonit të kaluar.

 

Reklamë

Tani duhet gati një muaj që të marrësh në duar një bluzë të Topit të Artë me fanelën e klubit të tij të ri Juventus.

 

Sipas të dhenave të publikuara në mediat italiane, në gusht shitjet online për bluzat e Ronaldos në Europë janë rritur me 145% në raport me bluzat e Ronaldos me fanelën e Real Madrid të shitura në gusht të 2017. Në itali bluza eportugezit është më e kerkuara ashtu sikurse edhe në Austri ndërsa në Spanjë dhe Britaninë e Madhe është e 7 më e kërkuara. Juventus buzeqesh, pasi vazhdon të arketojë para pa fund nga ky operacion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë