Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka daë në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera ka sulmuar edhe prokurrin Arben Kraja.

Ai publikoi një dokument, që sipas tij vërtetonte se Kraja, ish-hetues, ka dënuar një të ri në Shkodër për shkak se “ka shkelur normat e moralit komunist”.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai e akuzoi Krajën se ka qenë oficer i sigurimit të shtetit dhe tha se kërkesa për heqjen e imunitetit ndaj tij është bërë pa pasur prova.

Berisha u ndal edhe te protesta e ardhshme para Parlamentit dhe tha se tashmë aksioni ka nisur për të mos u ndalur deri në fitore.

Protesta e Kryesisë së Kuvendit ishte një protestë e shkëlqyer. Kjo tjetra ka një gjë që duhet të kuptohemi, kontekstiteti i rrethanave, vetëm një pjesë të atyre që duan të protestojnë i lejon të vijnë në protestë dhe ne e kmi shumë të qartë këtë.

Për ne është shumë e rëndësishme që nisën protestat për të mos i ndalur më deri në ditën e fitores. Ku do jem unë? Kudo, në sallë, te qytetarët, kudo në betejë pa kthim”, tha Berisha.

Lidhur me kërkesën për heqjen e imunitetit, e cila u votua në Këshillin e Mandateve, Berisha theksoi se është bërë pa paraqitur prova dhe fakte.

“Ju e patë, për herë të parë në histori kërkesa për heqjen e imunitetit u shpoqërua me zero prova, fakte, dokumenta. Të garantoj që kjo as në vendet diktatoriale nuk ndodh. Po pse nuk paraqitën dot asgjë? Sepse nuk kanë asgjë. Sepse kanë vetëm trillime, shpifje dhe manipulime. Nga hetimi 3 vjeçar i një prcesi 15 vjeçar, vepra e vetme është kryer nga Edi Rama. Shqipëria renditet në vendet që arrestojnë liderin e opozitës, nuk kanë hequr dorë ata nga drejtimi i opozitës dhe unë do e drejtoj me vendosmëri të plotë këtë opozitë. Unë kam besim që kjo diktaturë nuk do mund të prevalojë kurrë”, tha Berisha. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *