Subscribe

Nuk ka liri për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, i arrestuar me urdhër të SPAK për korruspion dhe shpërdorim detyre. Tushe do të vijojë të qëndrojë në qeli, pasi Apeli i ka rrëzuar kërkësën e tij për të dalë nga burgu.

 

Masa ‘arrest me burg’ është lënë në fuqi edhe për ish-vartësit e tij dhe dy biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati, të arrestuar për favorizim në tendera.

 

Para pak ditësh ish-kryebashkiaku kishte kërkuar lirimin nga burgu me pretendimin se është i sëmurë. Sipas tij ai është alergjik ndaj ushqimeve dhe mjeku I ka rekomanduar te mos qëndrojë në ambiente të mbyllura.

 

Fatos Tushe u arrestua në lidhje me një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në disa fshatra. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punën e ka bërë një kompani e biznesmenit Ibrahim Lami pasi kishin lidhje mes tyre.

 

Në përgjime u zbulua gjithashtu se Tushe abuzonte me naftën pa akcize  duke ia dhënë djalit të një deputeti dhe një gazetari në Tiranë.

 

Ish-kreu i Bashkisë së Lushnjes u shkarkuar nga detyra me urdhër të kryeministrit Rama menjëherë pas arrestimit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *