E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:55 Në vijim ora 01:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Kërcet” grushti në mes të emisionit/ Dy politikanë përleshen me njëri-tjetrin pas akuzave (Video)

Videoja e dy politikanëve moldavë, Sergio Tofilat dhe Ghenadie Cosovan, teksa grushtohen mes njëri-tjetrit në një studio televizive, është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.

 

Reklamë

Tofilat, një ish-këshilltar i presidentit Maja Sandu, u konfliktua me Cosovan, një ish-zëvendës ministër i Brendshëm, pasi shkëmbyen disa akuza.

 

Situata u agravua kur Cosovan i hodhi ujë në fytyrë Tofilat. Ky i fundit, iu kthye me grushte, duke e hedhur më pas në tokë.

 

Një ditë pas inicidentit, Tofilat kërkoi falje publike, duke theksuar se dhuna është e papranueshme dhe mosmarrëveshjet nuk zgjidhen në këtë mënyrë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë