E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Kërcet” arma në Shkodër, plagoset ish-kryetari i komunës së Velipojës

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Shkodër, në lagjen “Vasil Shanto”.

 

Si pasojë, ka mbetur i plagosur ish-kryetari i Komunës, Pashko Ujka.

 

Reklamë

64-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Ende nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes dhe as identiteti i autorit të plagosjes.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, ndërsa vijon krehja e zonës  me qëllim kapjen e autorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë