Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kërcënuar të gjithë ata që do të tentojnë të manipulojnë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Nëse qytetarëve shqiptarë u ndërrohet vendbanimi me qëllim që ata të pengohen për të votuar, Vasili paralajmëroi se do të dënohem me burg dhe do t’iu priten duart.

“O tu priten duart dhe do burgosen! Kushdo nga Rilindja ne Qeveri, qe do guxoje te manipuloje me Gjendjen Civile te qytetareve, duke bere transferime nga nje qytet ne tjetrin me qellim per ti penguar te votojne ta dijne mire se : do tu priten duart dhe do burgosen”, shkruan Vasili.

Ish-deputeti mori shkas nga postimi i Vangjel Tavos, i cili akuzoi qeverinë se “ka kryer veprime të qëllimshme për çrregjistrimin e banorëve nga vendbanimet e tyre duke i regjistruar në qytete të tjera”.

“Emrin tim, pa asnjë kërkesë timen, e kanë hequr nga Dropulli dhe e kanë caktuar tjetërkund. 300 banorë të Dropullit i kanë çrregjistruar pa dijeninë dhe kundër dëshirës që të mos votojnë në Dropull.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *