Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi e ka cilësuar si një liri të zinxhirit politik nga krimi dorëzimin e mandateve nga ana e opozitës.

 

Në një prononcim për mediat, pas takimit të mbajtur me kreun demokrat në selinë blu, Kryemadhi tha se opozita do e çojë deri në fund misionin e saj për rrëzimin e kryeministrit Rama nga qeveria.

 

“Besoj se mesazhi është shumë i qartë. Sot na dhanë më shumë energji dhe pozitivitet për ta çuar deri në fund misionin  dhe ndarjen përfundimtare me atë Parlament për të cilin për 27 vjet shqiptarët kanë shpresuar se jemi në demokraci, por që na ktheu mbrapsht. Sot opozita dhe deputetët e opozitës janë të lirë nga kapja e çdo zinxhiri politik, i cili është i lidhur me krimin më shumë se kurrë. Ajo çfarë ndjejnë deputetët, edhe unë vetë personalisht, është që më shumë seç kushton liria nuk kushton asgjë tjetër. Dhe liria është një nga gjërat më të mira, sepse në fund të fundit morali dhe përfaqësimi që kemi ne atë nuk është që të përfaqësojmë grupet e interesit, oligarkët apo kapjen e individëve të caktuar. Qoftë kjo nga drejtësia, apo qoftë nga krimi i organizuar apo allishverishet e caktuara.”

 

E pyetur nëse ka deputetë të tjerë nga radhët e LSI që nuk do të djegin mandatin përveç Lefter Kokës, Kryemadhi nuk I kurseu paralajmërimet ne drejtim te ketyre te fundit.

 

“Grupi teknik po punon, por këtu nuk është çështje deputeti, këtu është çështje fryme. Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ato të Ukrainës le ta provojë. LSI-në, opozitën nuk i mbajnë peng as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër. Faleminderit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *