Gazment Merkaj u arrestua sot nga Policia e Vlorës, pasi dhunoi vëllanë e tij dhe e kërcënoi se do ta vriste me hanxhar.

 

Fatmirësisht, uniformat blu ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur arrestimin e 39-vjeçarit.

 

Merkaj rezulton një emër i njohur për drejtësinë, pasi është dënuar më parë me 3.4 vite burg.

 

Në vitin 2018, ai u vetëdorëzua në polici me një armë zjarri që e mbante në çantë. Ai u shpreh se e mbante armën për shkak të kërcënimeve që kishte marrë nga fiset Llanaj dhe Xhaferaj.

 

Merkaj u bë i penduar i drejtësisë, duke rrëfyer para autoriteteve të Vlorës krimet e kryera mes këtyre dy fiseve.

 

Një prej krimeve të kryera për hasmëri ishte dhe ajo e Albano Xhaferaj, e kryer me urdhër të Edison Harizaj, për shkak se Albano Xhaferaj ka pasur dijeni për autorët e tentativës së vrasjes së Ferdinant Llanaj, kryer në muajin tetor të vitit 2017. Pas publikimit të dëshmisë së Merkajt, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Edison Harizaj, ku në atentat mbeti i vdekur edhe shoku i tij, Genci Caci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *