E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kërcënoi turistin kosovar, pezullohet polici në Durrës

Punonjësi i Policisë së Komisariatit të Policisë Durrës, është pezualluar nga detyra për komunikim jo etik me një pushues nga Kosova

 

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit pas një video të publikuar në mediat sociale nga nje shtetas kosovar, i cili ka bërë publik komunikimin jo etik të punonjësit të Policise, është marrë dhe vendimi për pezullimin nga detyra të punonjësit.

 

Reklamë

Gjatë komunimit në lidhje me rastin, Ndihmës/Specialisti i Policimit në Komunitet A.L. ka përdorur komunikim jo etik me shtetasin kosovar.

 

Për këtë, punonjësi i Policisë është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka filluar hetimin disiplinor.

 

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të garantuar një ambient sa më të sigurt për të gjithë pushuesit, vizitorët  e turistët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë