Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ish-drejtorin e AKU në Durrës, Elton Varaku.
Në seancën e zhvilluar sot në mëngjes për vlerësimin masës së sigurisë, gjykata e cilësoi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të tij.
Në seancë Elton Varaku ka kërkuar falje, ndërsa avokati i tij është shprehur se ishte një reagim i çastit. Ai akuzohet nga prokuroria për shkatërrim prone dhe kanosje.
Arrestimi i ish drejtorit të AKU-së ndodhi ditën e premte, kur në drejtorinë e AKU-së mbërrin urdhri për pezullimin e tij nga detyra.
Pasi ka marë dijeni për këtë urdhër, ai është rikthyer në mjediset e punës shkatërruar kompjutera dhe objekte të ndryshme pune në laboratorin që gjendet në godinën e AKU-së në Shkozet. Ai ka përdorur gjithashtu gjuhë kërcënuese ndaj punonjësve të institucionit.





