E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kërcënohet kryeministri Haradinaj, policia shton masat e sigurisë

Persona të panjohur kanë kërcënuar me jetë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Mediat vendase bëjnë me dije se kërcënimi i drejtuar kryeministrit ka detyruar autoritetet vendase të zbatimit të ligjit të shtojnë masat e sigurisë për Haradinajn.

 

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë thënë, prej ditësh është përforcuar mbrojtja e afërt e kryeministrit kosovar, ndërkohë që masat do të qëndrojnë në fuqi deri në një vendim të dytë, kur të shihet e arsyeshme se shkalla e rrezikshmërisë ka rënë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë