Një 34-vjeçar në Mamin pretendon se është kanosur me armë zjarri nga një person i paidentifikuar.

 

Sipas deklarimeve të tij në polici mësohet se ngjarja është rregjistruar gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa 34-vjeçari po shpërndante në banesa personelin që punon në biznesin e tij.

 

“Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:10, shtetasi H. A., 34 vjeç, banues në Maminas, Shijak, ka njoftuar Policinë se në Rubjekë, Shijak, në afërsi të liqenit të Rubjekës, ndërkohë që lëvizte me automjet, për të shpërndarë në banesa, personelin që punonte në lokalin e tij, një shtetas ende  i paidentifikuar e kishte kanosur me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

 

Policia njofton se po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *