Aktorja e njohur dhe njëkohësisht deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka deklaruar se ditët e fundit ka marrë kërcënime. Sipas saj, këto kërcënime kanë ardhur për shkak të angazhimit të saj në mbrojtje të të drejtave të grave.

 

Mirëpo, ajo shprehet se kërcënime të tilla nuk do ta ndalin në këtë angazhim.

 

“Ditëve të fundit jam bërë cak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës që po ju jap grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre. Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe parlament ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *