Subscribe

Pesë ditë nga zhvillimi i ndeshjes Shqiperi – Izrael, kërcënimi për sulme terroriste zhvendos takimin nga Shkodra në Elbasan. Vendimi është marrë nga Uefa për shkaqe sigurie. Këtë e pranon edhe Federata Izraelite e Futbollit: në një reagim në faqen e saj në Faceboook, ajo sqaron se janë njoftuar nga homologët shqiptarë për kërkesën drejtuar Uefas për ta realizuar takimin në Elbasan Arena, për arsye sigurie, duke marrë dhe miratimin e tyre.

Kalimi nga Shkodra ne Elbasan bëhet vetëm pak ditë pas arrestimit të 4 të dyshuarve në qytetin verior për veprimtari terroriste, dhe rekrutim të luftëtarëve për llogari të isis. Sipas përgjimeve të prokurorise, të arrestuarit E.F., B.P., Xh.F., dhe M.H., mund të kryenin sulme para, gjatë dhe pas ndeshjes dhe për këtë arsye më herët i është kërkuar zyrtarisht FSHF-ja se lista e të gjithë sportdashësve, të cilët do të ishin të pranishëm në stadiumin “Loro borici”.

Këto të dhëna të siguruara nga Shërbimi Informativ Shqiptar në bashkëpunim me atë Izraelit Mosad, vunë në alarm autoritetet. Ndonëse operacioni i shtrirë në tre shtete, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni u finalizua më shumë të arrestuar, burimet bëjnë të ditur se elemente të tjerë të lidhur me këtë grup jane ende të lirë dhe përbejnë rrezik potencial për futbollistet izraelitë.

Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit i mohonte prej ditësh zërat për një zhvendosje të ndeshjes së futbollit, burime për Vizion Plus theksojnë se në “Elbasan Arena” kishte 4 ditë që ishte vendosur gjendja e gadishmërisë. Po kështu i është kërkuar personelit të jetë vigjilent për çdo incident të mundshëm. Nga ana tjeter edhe sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku lëshoi një sinjal teper të fortë diten e henë duke theksuar se do të arrestohej çdo person i cili do të hidhte parulla politike në stadium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *