Xherdan Shaqiri nuk ka udhëtuar me Liverpool për transfertën e kësaj të martë në Champions League kundër Crvena Zvezdes.

 

Vendimi për të mos e marrë me vete ne Beograd, është marrë nga trajneri Jurgen Klopp për të shmangur incidentet në stadium me tifozët serbe të cilët madje e kishin kërcënuar në distancë shqiptarin nga Kosova.

Kujtojmë që Shaqiri ishte protagonist së bashku me Xhakën ne Boterorin e Rusisë kur shënuan në portën e kombëtares serbe dhe bene shenjen me simbolin e Shqiponjës që simbolizon flamurin shqiptar, gjest për të cilin u dënua me gjobë nga Fifa.

 

“ Kemi lexuar të gjitha deklaratat dhe spekulimet që janë bërë me këtë rast, kërcënimet dhe pritjen që ai do të kishte ne Beograd dhe vendosem ti shmangim më mirë këto problematika. Edhe pse realisht nuk e dime se cfarë do të ndodhte me atë në fushë, ne duam ti shmangim polemikat dhe të shkojmë atë të përqëndruar vetëm në fushën e lojës. Xherdani është një lojtarf I yni, e duam shumë dhe do të luajë me ne të gjitha ndeshjet e tjera, por jo të martën, tha trajneri gjerman I Liverpool.

 

Pak kohë më parë drejtori I Crvena Zvezdes Zvezdan Tercic, kishte paralajmeruar Shaqirin [ër pritjen që do ti rezervohej ne Beograd.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *