Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pati një komunikim me Ministrin e Jashtëm qipriot, Konstantinos Kobo, pas kërcënimeve të Hezbollah.

Ai bëri të ditur se se fokusi i përbashkët është depërshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme.

“Kam folur me Ministrin e Jashtëm qipriot, Konstantinos Kobo, duke shprehur shqetësimin tim për tensionet në rritje në Linjën Blu dhe situatën në Lindjen e Mesme. Ne u fokusuam në një angazhim të fortë për të promovuar përpjekjet për de-përshkallëzimin, “thotë Josep Borel në një postim në platformën X.

Ai theksoi se BE shpreh solidaritetin e saj me Qipron.

“E përsëris apelin tim për të shmangur përhapjen rajonale”, shkruan ai.

Ishulli i Qipros mori një kërcënim të drejtpërdrejt nga udhëheqësi i grupit militant libanez Hezbollah. Shkak i një luftë të gjerë mund të bëhet nëse Qipro hapë bazat e saj për forcat izraelite. Reagimi i udhëheqësit të Hezbollah, Hassan Nasrallah, erdhi disa ditë pasi Tel-Avivi bëri të ditur planin për eliminimin e grupit të fuqishëm militant të mbështetur nga Irani./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *