Së fundmi rrjeti social Facebook duket se do të pezullojë bashkëpunimin me një tjetër kompani analitike amerikane. Ai po heton dyshimet për grumbullimin dhe përdorimit e të dhënave të përdoruesve.

 

Kompania “Crimson Hexagon”, me bazë në Boston, thotë se i ofron konsumatorëve informacion, ndërsa ka kontratë me agjenci qeveritare në të gjithë botën.

 

Ndërkohë nga na tjetër Facebook heton nëse disa nga këto marrëveshje ishin bërë në shkelje të politikave të kompanisë për mbikëqyrjen. Sipas rrjetit social, ende nuk ka gjetur prova për keqpërdorim të dhënash apo për marrjen e tyre në mënyrë të gabuara.

 

Megjithë komunikatën diplomatike të “Facebook”, madiat amerikane shkruajnë se kompania e Mark Zuckerberg dyshon se Crimson Hexagon i jep të dhëna organizmave qeveritare, një shkelje e hapur e politikave të “Facebook”.

 

Pas skandalit dhe në përpjekje për të distancuar sa më shumë me kompaninë në telashe Cambrigde Analitika, përmes postimeve në internet dhe duke shmangur pyetjet nga mediat, zyrtarë të Crimson Hexagon thanë se ata përdorin vetëm të dhënat publike për punën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *