E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Keqardhje që Veliaj është në këtë situatë”, Etilda Gjonaj: Jemi dëshmitarë të ndryshimit të Tiranës, e padrejtë burgosja e kryebashkiakut

Deputetja socialiste Etilda Gjonaj tha gjatë seancës së sotme plenare se arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, me urdhër të SPAK më 10 shkurt, është i padrejtë.

Gjonaj theksoi se ka ardhur koha që të ndërtohet një politikë penale që i shërben një shoqërie të shëndetshme. Duke e quajtur drejtësinë shqyllën kryesore të një shteti, Gjonaj tha se duhet të respektohen të drejtat e njeriut.

Reklamë

Ajo gjithashtu theksoi se Tirana nën drejtimin e Veliajt, ka pësuar ndryshim rrënjësor.

Etilda Gjonaj: Ndjej keqardhje që Veliaj dhe familja e tij ndodhen në këtë situatë. Duhet të bëjë një betejë me drejtësinë për të vërtetën e tij. Burgosja e kryetarit të bashkisë dhe lënia e qytetarëve pa kryetarin e tyre tre muaj para zgjedhjeve është e padrejtë. Nuk më bëhet qejfi për askënd që arrestohet por ka ardhur koha të ndërtojmë një politikë penale që i shërben një shoqërie të shëndetshme.

Jemi dëshimtarë të ndryshimit të Tiranës, me një infrastrukturë shumë herë më të zhvilluar, me shkolla, kopshte dhe çerdhe të reja, duke e kthyer në një kryeqytet me shumë aktivitete kulturore dhe sociale dhe në ndihmë të atyre që janë në nevojë dhe kanë më shumë nevojë për shërbimet e bashkisë./vizionplus.tv 

Më shumë video

Reklamë