Mjeku Edvin Prifti i cili prej disa vitesh po përballet me drejtësinë tha se nuk ka marrë vetëm ai kosto por edhe familjarët e tij kanë marrë kosto.
Gjatë një interviste në “Quo Vadis” Prifti ka treguar se megjithë sulmet që i janë bërë sërish ndien keqardhje për persekutorët.
Pjesë nga biseda:
Prifti: Unë kam në shtëpinë time një apartament dhe babai im ka një apartament.
Borakaj: Ka patur kosto familjare e gjithë çështja?
Prifti: Po ka patur. Unë për gjithçka që ka ndodhur për mua ndiej vetëm keqardhje për këdo që më ka persekutuar. Gjithçka që unë bëra e bëra për familjen time, për familjen e prokurorëve, gjyqtarëve, çdo qytetar mund të ndodhet në vendin tim. Kosoja nuk ishte e vogël, nga shëndetësore, psiqike, psikomorale, për këtë unë nuk fajësoj kërrkënd, ndiej vetëm keqardhje. Sigurisht që kur vjen kostoja te njerëzit që më duan dhe kostot që ata kanë marrë për këtë me vjen keq.