Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

Zbardhet data, ja kur nisin punimet e Kuvendit, brenda...

Të shtëna me armë zjarri në Bunec të Vlorës,...

E para në Ballkan! Një fabrikë e re talentesh...

Berisha niset drejt SHBA-së: Ky është udhëtimi i viteve...

A ka marrë fund recesioni ekonomik në Gjermani?

Makina përplaset nga treni në kryqëzimin hekurudhor, humb jetën...

Java e tretë e ‘Superiores’, Egnatia-Skënderbeu, duel me objektiva...

“Sheiku i Basteve” ekzekutohet brenda palestrës, kamerat filmojnë atentatin...

Rekord në mjekësi, veshka e derrit funksionon 271 ditë...

Inteligjenca mbi Botën, Evropën dhe Italinë, Rama merr pjesë...

“Keqardhje për demokratët”/ Spiropali: Mbretërit e tyre janë si në përrallën e Andersenit dhe mbajë peng PD-në!

9 Janar 12:00

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar për situatën brenda Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka treguar gjendjen dje, sot dhe nesër. Mes të tjerash ajo shpreh keqardhje per të gjithë demokratët, për të cilët thotë se sot poshohin me dëshpërim se mbretërit e tyre janë si në përrallën e Andersenit dhe se të dy së bashku, mbajë peng PD-në!

 

Sipas SPiropalit, Berisha dhe Basha janë të dy kundërshtarët më të egër të demokratëve.

 

“DJE, SOT, NESËR
Kur ishin bashkë sulmonin Parlamentin dhe Kryeministrinë me hunj, drunj, vare’, qysqi, gurë, zjarr, molotov, e çfarë t’iu vinte për dorë.
Sot që janë të ndarë, armiq të vetvetes dhe të njëri-tjetrit, për qëllime po aq të mbrapshta përdorin të njëjtat mjete për të arritur me çdo kusht te pushteti pa legjitimitet.

 

Deputetët që dje qanin me lotë të fshehtë nga tarraca e selisë, atëherë justifikonin çdo mjet për hir të luftës kundër “regjimit”. Bërtisnin kundër gazit lotsjellës, mallkonin policinë që bënte detyrën duke përballur sulmet e marrëzisë.
Dje, si atëherë, policia veproi me profesionalizëm të lartë dhe efektivitet të plotë përballë një situate nga më të ndërlikuarat, më të çuditshmet dhe më të pabesueshmet në historinë politike tonën dhe botërore, por padrejtësisht po anatemohet nga ata që Shqipërinë e duan vetëm për arritjen e qëllimeve të tyre materiale kriminale.

Gjuha linçuese dhe denigruese, sulmet fizike, dhuna periodike nga një pakicë e zhurmshme i kanë ngushtuar venat e demokracisë tonë, kanë lodhur nervat, kanë plagosur ëndrrat e disa brezave, e kanë kthyer politikën e mbrapshtë në një rrezik serioz për vendin.
Dje barraka tranzicionale e militantizmit të verbër, regjionalizmit, dhunës, klientelizmit, e shume të zezave të tjera u rrëzuan para syve dhe nën këmbët e atyre që e arkitektuan.

Në rrugën e një normaliteti politik të vështirë por të pashmangshëm, prej sot e tutje Shqipëria do jetë më e qartë dhe më e lirë. Keqardhje per të gjithë demokratët që sot shohin me dëshpërim se mbretërit e tyre janë si në përrallën e Andersenit dhe se të dy së bashku, mbajë peng PD-në!
Peng te interesave që nuk kanë të bëjnë as me demokratin e thjeshtë, as me cilindo shqiptar që e pranon të ndryshmin dhe nuk e vret të nesërmen për hir të së shkuarës! Eshtë hera e parë që të dy Berishët e PD-së, ai dora vet dhe nënprodukti i tij, kanë të drejtë kur flasin për njëri-tjetrin: janë të dy kundërshtarët më të egër të demokratëve.

Që nesër e çdo ditë i takon kësaj qeverie dhe kësaj shumice të konsolidojë ndarjen e plotë të ndikimit të partisë nga shteti, instalimit të meritës si vlera më e lartë, që asnjë shqiptar të mos e ndjejë veten të përjashtuar nga proceset politike dhe ekonomike të vendit, të gjithë shqiptarët të luftojnë e punojnë për fëmijët dhe vendin e tyre jo për hallin e shefave të partive në kurriz të Shqipërisë”

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Demokratë Keqardhje proteste Spiropali

Nga e njëjta kategori

Zbardhet data, ja kur nisin punimet e Kuvendit, brenda shtatorit votohet për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

më shumë...

Të shtëna me armë zjarri në Bunec të Vlorës, arrestohet 53-vjeçari

më shumë...
Viktor Bardhi

Hetimet për vrasjen në Mirditë, policia merr në pyetje personat që mund të kenë dijeni për krimin

më shumë...

Masa e sigurisë për 14 protestuesit e arrestuar, Gjykata e Tiranës tërhiqet për vendim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:53

Zbardhet data, ja kur nisin punimet e...

1:50

Të shtëna me armë zjarri në Bunec...

Viktor Bardhi
1:29

Hetimet për vrasjen në Mirditë, policia merr...

1:22

Masa e sigurisë për 14 protestuesit e...

1:13

Policia Rrugore intensifikon kontrollet në qarkun e...

1:12

Dy gra mashtruan qytetarët në Tiranë, u...

1:07

Opozita bllokon zyrat e qeverisë, PDK dhe...

1:05

Aksident i trefishtë në Lushnje, shoferët “kokëfortë”...

1:01

Çfarë duhet të hani për të mbrojtur...

12:58

Shkrumbohet nga flakët banesa në Fier, pronarja...

12:51

FOTO/ Breshëri dëmton 40 hektarë kultura bujqësore...

12:34

Situatë alarmante në Ulëz, zjarri shkon pranë...

12:25

Arredime që nuk dalin kurrë nga moda:...

12:19

Punimet në rrugën Elbasan-Rrogozhinë, ARRSH: Ritme të...

12:19

Aksident në Fier, përmbyset mjeti bujqësor, lëndohet...

12:15

E para në Ballkan! Një fabrikë e...

12:15

Si të keni një aromë të mirë...

12:03

Berisha niset drejt SHBA-së: Ky është udhëtimi...

11:48

A ka marrë fund recesioni ekonomik në...

11:44

Makina përplaset nga treni në kryqëzimin hekurudhor,...

Më të klikuarat

  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Detaje të reja nga plagosja në Korçë, autori dhe i dëmtuari...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.