Era e keqe e këmbëve është një gjëndje e zakonshme që ndodh për arsye mjeksore. Një ndër shkaqet e erës së keqe është djersa, e cila shkakton rritjen e baktereve në lëkurë.

 

Këto baktere shkaktojnë erë të keqe. Infeksionet e kërpudhave, mund të çojnë gjithashtu në bromodozë ose ndryshe era e keqe e këmbës. Lajmi i mirë është se, bromodoza është e shpejtë dhe e lehtë për t’u trajtuar.

 

Më poshtë do të lexoni disa këshilla se sit ë eleminoni erën e keqe të këmbëve.

 

Mbajini këmbët pastër.

 

Përdorni sapun dhe një furçë të butë për t’i larë këmbët një herë në ditë, minimumi.

 

Lajini më mirë në mëngjes ose në mbrëmje para se të flini.

 

Pastroni mirë mes gishtave, pasi aty shkaktohet dhe mban më shumë erë të keqe.

 

Ndryshojini çorapet të paktën 1-2 herë në ditë,

 

Ndërrojini përditë këpucët tuaja

 

Mos vishni çorape që thithin lagështirë

 

Shmangni këpucët që janë të ngushta ose mund të mbajnë lagështi.

 

Merrni pak pambuk dhe alkool dhe pastroni këmbët tuaja çdo natë para se të flini.

 

Lyejini këmbët tuaja edhe me kolonjën që përdorni për mjekrën ose deodorant.

 

Lajini këmbët me sapunë antifungal, antibakterial.

 

Për të larguar erën e keqe, përdorni listerinë, ose uthull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *