E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Bota

Këngëtarja ukrainase fiton Eurovizionin

Këngëtarja ukrainase e muzikës xhaz, Jamala, është triumfuesja e festivalit të Eurovizionit me këngën 1944, të zhvilluar në Stokholm të Suedisë. Këngëtarja 32 vjeçare, tatare e Krimesë ka arritur të mbledhë 534 pikë, më këngën e saj politike. Ajo nuk bën fjalë vetëm për depërtimin e popullsisë tatare, por edhe për pushtimin rus dy vite më parë. Përpara votimit dhe vetë këngëtarja kërkoi një mbështetje europiane për të dëshmuar se ata nuk janë indiferent ndaj vuajtjeve të popullit të saj. Në vendin e dytë është renditur Australia me 511 pike, ndërsa në të tretin Rusia me 491 pikë. Fituesja e radhës dhe votimi në këtë festival përforcon edhe një herë kritikat e mediave të huaja se përzgjedhja e fituesve më shumë se mbi vlerat vokale është gjeopolitike.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë