E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 34 minuta më parë
Showbiz

Këngëtarja shqiptare bën ëndrrën realitet, takon Angelina Jolie

Mbrëmjen  e së hënës është zhvilluar premiera ndërkombëtare e filmit më të ri të prodhuar nga ‘Disney’, ‘Maleficent Mistress of Evil’.

 

Personazhi kryesor i filmit  Angelina Jolie nuk mund të mungonte në premierën e organizuar në teatrin ‘El Capitan’ në Los Angeles.

 

Reklamë

Aktorja u shoqërua në tapetin e kuq nga fëmijët e saj dhe arriti të rrëmbente vëmendjen e të gjithëve me një fustan të zi të gjatë.

 

Në premierë ishte e pranishme edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pasi kënga e saj ‘You can’t stop the girl’ është pjesë e filmit.

 

Bebe pati mundësinë të takonte nga afër Angelina Jolie dhe të bënte një foto me të, duke realizuar një nga ëndrrat e saj më të mëdha.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë