E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Këngëtarja Mel B: Kam tentuar të vetëvritem

BEVERLY HILLS, CA - MAY 31: Melanie 'Mel B' Brown and Stephen Belafonte attend the 5th annual Critics' Choice Television Awards at The Beverly Hilton Hotel on May 31, 2015 in Beverly Hills, California. (Photo by Jason LaVeris/FilmMagic)

Anëtarja e ‘Spice Girls’, Mel B ka treguar një ndër situatat më të vështira të kaluiara në jetën e saj.

 

Përmes një rrëfimi në The Sun, ajo ka treguar momentin që ka tentuar të vetëvritet.

 

Reklamë

 “Kam tentuar të vetëvritem në 2014-ën. Ndihesha emocionalisht e keqtrajtuar nga ish-bashkëshorti im. Mbaj mend që jam zgjuar me shenja nga krahët. Kisha frikë se më shkatërronte familjen dhe karrierën. Jashtë shkëlqimit të famës ndihesha e shëmtuar dhe e keqtrajtuar nga i vetmi mashkull që kishte premtuar të më donte dhe ndihmonte gjatë jetës time. Ai ishte edhe menaxheri im”.

 

Gjithahstu ajo ka dhënë detaje në lidhje me shtrimin në spital, pasi tentoi t’i jepte fund jetës e bëri të kuptojë se duhet të luftojë. Mel B ka qenë e martuar me Stephen Belafonte dhe ka tre fëmijë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë