Këngëtarja e njohur Jessie J diagnostikohet me kancer në gji: Vajza juaj ka nevojë për një përqafim

Këngëtarja e njohur Jessie J është diagnostikuar me kancer në gji. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale.
Jessie J, 37 vjeç shpjegoi se ngurronte të bënte publik problemin e saj shëndetësor.
Në videon që ngarkoi, ajo sqaroi se kanceri është në fazat e hershme dhe se do të bëjë një pushim nga skena muzikore për një kohë në mënyrë që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
“Dua ta ndaj këtë me fansat e mi dhe ata që kujdesen për mua, dhe unë jam gjithashtu një person që tregoj gjithçka. Përpara se të publikohej “No Secrets”, u diagnostikova me kancer në gji në fazë të hershme. Kanceri është i tmerrshëm në të gjitha format e tij”, tha këngëtarja.
View this post on Instagram
Kënga “Pa Sekrete” u publikua në prill, përpara se të bëhej e ditur diagnoza e këngëtares.
“Kam bërë analiza vazhdimisht gjatë gjithë kësaj kohe “, shtoi ajo, duke shpjeguar pse ndjeu nevojën të fliste hapur.
Jessie J pranoi se nuk e priste kurrë të përballej me diçka të tillë, por e rrëfeu me një dozë humori: “Do të rikthehem me një gjoks më të madh.”
Këngëtarja 37-vjeçare, është nënë e një djali dyvjeçar, Sky, me partnerin e saj Chanan Safir Colman./vizionplus.tv



