Subscribe

Aksidenti i rëndë që ndodhi në orët e para të mengjësit të së premtes në rrugën Plepa-Shkozet bnë Durrës, mund të jetë shkaktuar nga perdorimi i telefonit nga viktima.

Policia dyshon se 30 vjecari Erjon Beli nga Kavaja gjatë kohës që po drejtonte makinën tip “Renault Clio” me targa AA 477 YN ka qënë jo vetëm me shpejtësi por edhe duke folur në telefon me video-kamer.

Në fakt nëse bën një kërkim të vogël ne profilin e viktimes në rrjetet sociale, vëren lehtësisht se i riu parapelqente të postonte shpesh video-live nga telefoni I tij edhe kur udhëtonte.

Për fat të keq, një gjë e tille mesa duket ka rezultuar tragjike.

Makina të cilën ai drejtonte është përplasur me trafikndarësen.

Aq e fortë ka qënë përplasja saqë nga pamjet makina duket thuajse krejtësisht e prishur në pjesën e përparme.

Video e pak çasteve pas mbërritjes së policisë në vendngjarje tregon se Erjon Beli ka vdekur në vend pasi trupi I tij nxirret nga makina I pajete dhe më pas mbulohet.

I riu nga Kavaja kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Italia, pasi jetonte me familjen atje, ndërsa punonte si këngëtar në lokale nate kryesisht për muzikën tallava.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *