Subscribe

Dijonisi dhe disa nga fermerët e tjerë kanë qëndruar në verandë ku dhe kanë ndarë batuta mes tyre.

Dijonisi ka treguar një histori se gjatë kohës kur ai ka qenë në Londër, ka ndjekur këngëtarin me famë botërore “The Weeknd”, derisa ky i fundit ka arritur në një stacion policor.

Shkak për këtë, sipas Dijonisit, ishte bërë “konflikti” që The Weeknd kishte me një shokun e tij për një tekst kënge.

Pjesë nga biseda:

Dijonisi: Para 3 vitesh në Angli ka ardhur The Weeknd dhe ka bërë një koncert në Londër. E kam ndjekur me vrap.

Elsa: Pse?

Dijonisi: Ka pas lënë një gjest një shokut tim dhe e kemi ndjekur nga mbrapa.

Elsa: Po këtë The Weeknd?

Dijonisi: Po.

Elsa: Pse ai ishte në metro?

Dijonisi: Jo ishte në koncert dhe kemi pritur sa ka mbaruar koncerti dhe e kemi ndjekur . Ai duke ikur vrap, unë e ndoqa nga pas deri sa ai shkoi në polici.

Elsa: Po pse keni pas ndonjë kunj me të.

Dijonisi: Jo por i ka marrë një tekst një shokut tim dhe nuk i dha lekët, i ra në qafë, djal i keq ky. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *