Subscribe

Pas suksesit në sezonin e kaluar, spektakli më i madh i muzikës shqiptare “Këngë Moj” ngre siparin e sezonit të dytë, i cili do të vazhdojë misionin për të sjellë tingujt dhe muzikën më të mirë popullore e qytetare.

Skena e “Këngë Moj” është bërë tashmë vetmja, që çdo të martë do t’i sjellë publikut këngët e suksesshme nga veriu në jug.

Nata e parë i dedikohet muzikës çame dhe emrave më në zë të kësaj krahine, ndaj në këtë mbrëmje nuk do të mungojnë dy nga përfaqësuesit e kësaj zone, Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi.

 

ENKELEJDA ARIFI
KENGETARE

“Ndjehem mjaft e lumtur dhe krenare në të njëjtën kohë, që nata çame do të hapë këtë edicion të “Këngë Moj” dhe aq më tepër që jemi pjesë e kësaj nate.”

 

HYSNI ALUSHI
KENGETAR

“E vërtetë që është një kënaqësi e madhe që ne do të jemi pjesë dhe s’kishte si të mungonim në këtë natë të bukur.”

 

Për disa orë emrat më të njohur të muzikës shqiptare do të interpretojnë në natën e parë, duke udhëtuar nëpërmjet muzikës, në historinë e kulturës shqiptare.

 

MAJA ALIÇKA
KENGETARE

“Më ka marrë malli, me shumë kënaqi pata fatin të jem pjesë e mbrëmjes së parë. Fatmirësisht kemi një natë shumë të bukur sepse është nata çame dhe dihet që kanë këngë shumë të bukura dhe unë i kam kënduar gjithmonë.”

ELI FARA
KENGETARE

“Unë ndjehem mjaft e lumtur edhe e kënaqur që ndodhem në spektaklin muzikor mjaft të veçantë. Më pëlqen shumë muzika, kënga e vallja çame kështu që nuk do të mungoja në këtë natë kurrsesi.”

 

Ky sezon vjen sërish nën moderimin e bukuroshes Klea Huta.

 

KLEA HUTA
MODERATORE

“Jam shumë e emocionuar por mezi po pres që të fillojmë, mezi po pres sepse më ka munguar shumë. Në momentin që u futa në këtë skenë kuptova që më kishte munguar pafund por në të njëjtën kohë sikur kishte stopuar koha dhe sikur kishim vazhduar edhe gjatë sezonit të verës. Do të kemi muzikë çame, na kanë shkruar pafund dhe na e kërkuan shumë këtë natë, kështu që ia plotësuam dëshirën dhe ku më mirë se në startimin e sezonit të ri.”

 

Për të mos e humbur këtë spektakël magjik dhe për të zbuluar surprizat dhe të ftuarit speciale, “Këngë Moj” do të vijë këtë të martë në ekranin e Vizion Plus në orën 21:00.

One thought on ““Këngë moj” rikthehet sot në ekranin e Vizion Plus/ Nata çame starton spektaklin e madh të muzikës

  1. Pershendetje! I kam pare te gjitha Koncertet tuaja edhe ketu ne Washington, SHBA. Kam vetem nje pyetje. KenI ndermend te shfaqni “Kenge Moj, Nara e Myzeqare” Kete vit? Nuk e di nese e dini qe numrin me te madh per shikues do ta keni per kete nate. Suksese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *