Këngëtarët Rovena Ibrahimi, Mateus Frroku dhe Kamela Islamaj kanë folur teksa ishin të ftuar këtë të enjte te “Vizioni i Pasdites” për produksioni muzikor që do të startojë së shpejti në Vizion Plus, “Këngë moj”.

Ata u shprehën njëzëri se do të jetë një spektakël shumë i bukur. Duke iu referuar edhe periudhës së vështirë që po kalojmë nga pandemia, ata treguan se sa i ka munguar një projekt i tillë televizionit.

“Njerëzit duhet ta ndjekin spektaklin sepse do të jetë një super spektakël, me gjithë ata artistë që ka brenda. Me pëlqen më shumë larmia e netëve. Nuk do të krijojë një monotoni. Do të ketë çdo javë diçka të bukur dhe ndryshe për të parë”, tha Rovena Ibrahimi.

“Mezi presim të fillojë e gjithë kjo gjëja. Duam që të funksionojë, me gjithë këtë periudhë, kjo është gjëja që na ka munguar”, u shpreh Mateus Frroku.

“Ishte një gëzim i madh. Po fillon një projekt i ri, po fillojmë të angazhohemi. Ishte dyfish gëzim, pasi po punon me miqtë. Po shohim pakëz dritë në fund të tunelit”, shtoi Kamela Islamaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *