Subscribe

Një udhëtim muzikor nëpër gjithë trevat shqiptare, kjo është panorama që dha mbrëmja e Eranda Libohovës në “Këngë Moj”.

 

Artistja, e cila prej një kohe të gjatë është bërë pjesë e skenë, solli edhe një herë pranë publikut emocionet e çdo këngë, që nga nisja e rrugëtimit të saj artistik.

 

“Përgjegjësia është shumë e madhe, nuk është hera e parë, sepse duke kujtuar edhe spektaklet e tjera, kemi patur një natë të ngjashme nga promotorët. jam e përgatitur, emocionalisht jam shumë e ngarkuar por pozitivisht”, tha këngëtarja Eranda Libohova.

 

Ashtu siç e do tradita edhe kjo natë kishte të ftuar miqtë e Erandës, një pjesë e të cilëve kanë qenë krah saj shpesh në skena të ndryshme.

 

“Në koncerte kemi mbi 26 vite që rastisim të këndojmë së bashku. na është përshtatur jo vetëm timbrika, por edhe origjina e përbashkët e këngëve pasi të dyja jemi tropojane”, deklaroi këngëtarja Soni Malaj.

 

Muzika e bukur solli për herë të parë në skenën e “Këngë moj” edhe artistin shkodran Frederik Ndoci.

 

“Me Erandën kemi një jetë nëpër skena, pra kemi qenë shok shumë të sinqertë ajo është një këngëtare që më pëlqen shumë është shumë përpara si artiste”, tha këngëtari Frederik Ndoci.

 

Spektakli “Këngë moj” vjen çdo të enjte në orën 21.00 vetëm në Vizion Plus.

 

Ndërsa të gjithë ata që nuk mundën ta ndiqnin “Këngë moj” dhe natën e Eranda Libohovës do të kenë mundësi ta shohin të premten në orën 23:00 dhe të shtunën në orën 17:00.

 

 

Liri Rasha, Soni Malaj dhe Frederik Ndoci, si miqtë që Eranda kishte zgjedhur të ftonte,  ndezën skenën e “Këngë Moj”, me këngët më të dashura për publikun ndër vite.

 

Spektakli “Këngë moj” vjen çdo të enjte në orën 21.00 vetëm në Vizion Plus.

 

 

 

Ata që nuk mundën ta ndiqnin “Këngë moj” dhe natën e Eranda Libohovës  do të kenë mundësi ta shohin të premten në orën 23:00 dhe të shtunën në orën 17:00./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *