E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Këngë e valle, Rama mbërrin në sheshin “Skënderbej”, takon simpatizantët

Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 Majit ditën e sotme. Socialistët kanë zbritur në sheshin “Skënderbej” për një takim festiv për “Shqipërinë 2030” siç e quan kreu i PS-së, Edi Rama.

Rama ka mbërritur në shesh, teksa ka takuar dhe simpatizantët që ishin mbledhur për ta pritur.

Mitingu është hapur me këngë e valle teksa u prezantuan kandidatët për deputet të qarkut të Dibrës.

Blendi Klosi u shpreh i bindur në fitoren e PS-së, siç tha ai, partisë më të madhe në vend.

Kryeministri Rama është shprehur më herët se hapja e fushatës më 12 Prill në orën 12:00 ka si simbolikë 12 yjet në flamurin e Bashkimit Europian. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh