E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Këneta ka para”, Rama: E keni parë sa e paguajnë “Latifin”, ku i gjejnë xhanëm?!

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m sy” ditën e sotme ka ngritur pikëpyetje për shumën dhe origjinën e parave që opozita ka paguar për Chris LaCivita, strategun amerikan i cili do të udhëheqë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“E keni parë sa e paguan Latifin? Ku i gjejnë xhanëm?!”, pyet kreu i qeverisë.

Reklamë

Ai e ka konsideruar turp kombëtar shpalljen e Berishës “non grata” nga SHBA.

Rama: Më thanë që edhe Latifi kishte thënë për non gratën nuk e di çfarë të them, a do hiqet a s’do hiqet. Unë non gratën e kam konsideruar trup të madh. Sikur mos të kishte ndodhur do kishte qenë 100 herë më mirë. Kjo historia që do hiqej në janar dhe mars, hiqet në prill, ta shohim. Por mos më qani hallin mua.

Pashë që kishin dalë këta që jepnin lekë nga paratë e kënetës. Këneta ka para. E keni parë sa e paguan Latifin? Ku i gjejnë xhamën?! E keni parë Latifin. Kam parë se ka dalë këneta me para se kishin kapur një zhapik andej nga Lushnja a Divjaka që jepte para për votën. Askush mos ta bëjë këtë gabim se është krim që ndëshkohet rëndë. Dhe nuk ia vlen fare./vizionplus.tv 

Më shumë video

Reklamë