Subscribe

Shumë shpejt edhe fëmijët, veçanërisht ata me aftësi të veçanta në zonën e kombinatit do të kenë këndin e tyre të lojërave. Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e këndit të 15 të. Erion Veliaj tha se ky është i pari ambient në Tiranë, i përshtatshëm për fëmijët me aftësi ndryshe.

 

“Më vjen mirë që shumë pranë qendrës së Kombinatit po fillojmë punën për këndin e parë të kodrave, i përshtatur edhe për fëmijët me aftësi ndryshe, për fëmijët që mund të kenë nevoja të terapisë mendore, me autizëm ose me sindromën down. Për herë të parë kemi një kënd lodrash, i cili përfshin të gjithë fëmijët, edhe për të gjithë nevojat që ata kanë”.

 

Kryebashkiaku theksoi se në zonën e Kombinatit do të nisë edhe rikualifikimi urban i lagjeve.

 

“Mezi pres që projektet madhore të zonës së Kombinatit të fillojnë të fokusohen më shumë nëpër lagje, ku prioritet do të ketë zona e ‘Misto Mames’ dhe zona e ‘Astirit’. Ka qenë një eksperiencë e vështirë për të gjithë ata që në këto vite kanë hasur problematika nga më të ndryshme në varrezat e Sharrës, duke filluar nga uji, te papastërtia, ferrat, por mbi të gjitha problemet me zaptimin e hapësirave. Ne mirë që zaptojmë tokën e të gjallëve, por zaptojmë edhe tokën e atyre që nuk jetojnë më. Kjo do të marrë fund dhe besoj për punë ditësh, do të fillojmë, siç kemi bërë model varrezat e Tufinës, ashtu do të jenë edhe varrezat e Sharrës”.

 

Veliaj nënvizoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë punën në përmirësimin e gjithë infrastrukturës në kryeqytet, si të asaj rrugore,ashtu edhe asaj sociale e arsimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *