Subscribe

Kryeqytetit i është shtuar një kënd i ri lojrash. Bashkia e tiranës ka inaguaruar sot një hapsirë të re argëtimi për fëmijët e njësisë 7, pranë bllokut të amabsadave.

Si premtim i mandatit të dytë, prioritet do të kenë fëmijët me ndërtimin e 100 këndeve të reja në cdo lagje.

 

 ERION VELIAJ, KRYETAR I BASHKISË SË TIRANËS

 

“Mbaj mend që kur filluam këtë punë para katër vitesh, kontrasti midis rrugës së Ambasadave dhe këtij vendi ishte Shqipëria e viteve ’90; pra, jashtë shtetit ishte rruga andej, kurse Kandahari dhe gjithë çudirat e Shqipërisë së tranzicionit ishin pas murit të ambasadave. Fakti që sot kemi një sipërfaqe publike të rehabilituar, fakti që pas urbanizimit të zonës kanë ardhur edhe këndet e lodrave, na frymëzon shumë që në mandatin tjetër të bëjmë edhe 50 kënde të tjera”

 

Veliaj kërkoi prej banorëve të bllokut të pallateve që të mirëmbajnë investimet e kryera, duke krijuar mundësi për të vijuar me të tjerat.

 

“Ne nuk mund t’i vëmë policë çdo investimi në Tiranë. Kjo kërkon mirëkuptim; shumica e banorëve janë të rregullt, do mundohemi që të disiplinojmë edhe të tjerët që e mbajnë mend Shqipërinë e viteve ’90, që ishte një rrumpallë, ku ti mund ta parkosh makinën tënde me targa angleze ku të duash, diçka që nuk do të ndodhte në Angli, por mendon se Shqipëria nuk ka ndryshuar. Lajmi i mirë është që Shqipëria, Tirana kanë ndryshuar, njerëzit sot sillen si evropianë, nuk ndotin, nuk bërtasin, nuk urinojnë në publik, nuk pështyjnë”

 

Sipas Veliajt ndërtimi i këtyre këndeve të lojërave dhe i terreneve sportive do sjellë edhe një brez të ri më të mirë e që di të luajë në skuadër dhe larg jetës sedentare.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *