Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, ka ngritur një pyetje ndaj kryeparlamentares, Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit tha se kishte marrë si dhuratë nga stafi këmbën e karriges, e cila u hodh në drejtim të saj, në një kornizë xhami.
Bardhi ironizoi deklaratën e Spiropalit, ndërsa e pyeti se çfarë dhurate i ka bërë për detyrën e re.
Lexo edhe :
Related Posts
“Pyetje publike për Kryetaren e Kuvendit: Përveç “dhuratës” së adminstratës a mund të informosh shqiptarët: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re?“, shkruan Bardhi.
Po ashtu, më herët, Spiropali theksoi se e ka falur deputetin e opozitës që hodhi këmbën e karriges drejt saj, në seancë plenare.
“Dje vonë në mbrëmje një grup nga stafi mbështetës i Kuvendit më bëri dhuratën më interesante dhe më të pakëndshme që kam marrë ndonjëherë. Një copë druri brenda një kornize xhami. Copa e drurit, këmba e karriges, që një eksponent i opozitës e hodhi drejt meje për të më goditur. E di që më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit për të më qëlluar në shenjë. Si njeri e kam falur, si politikane nuk mund të mos them dy fjalë: Pse kjo egërsi? Pse edhe në vendin ku duhet të mbretërojë dialogu dhe arsyeja dhe jo instikti primitiv thirret në ndihmë dhuna e verbër? Nuk kemi as mundësi as kohë të shtjellojmë arsyet. Po ju them vetëm rolin balancues të pushtetit gjyqësor. Ka ndodhur këtu ku prokuroret e përgjithshëm të këtij vendi shiheshin si vartës, trajtoheshin si kundërshtarë dhe luftoheshin si armiq”, tha kryetarja e Kuvendit./vizionplus.tv
Pyetje publike për Kryetaren e Kuvendit: Përveç “dhuratës” së adminstratës a mund të informosh shqiptarët: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re?
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) October 3, 2024