Subscribe

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka takuar qytetarët që banojnë në zonën e Laprakës, të cilëve u ka premtuar dëmshpërblim të drejtë dhe sipas vlerës së tregut për çdo ndërtesë, që është prishur në këtë njësi. Këlliçi ka shpjeguar se pas 14 majit bashkia do të respektojë pronën e çdo qytetari .

 

BELIND KËLLIÇI

KANDIDAT I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË”

 

“Çdo shtëpi që është prishur në Njësinë Nr.11 nga projektet e infrastrukturës, të rindërtimit, do të dëmshpërblehet një për një në mënyrë të drejtë me metra katror dhe me çmimin e tregut. Shtëpitë afër shinave, që do të prishen për zgjerimin e hekurudhës, ku janë vendosur dhe një pjesë e madhe e komunitetit rom, do të dëmshpërblen një për një.”

 

Këlliçi ka shpjeguar sërish projektin për transportin publik pa pagesë.

 

“Erion Veliaj është i tmerruar nga premtimi që atë do ta nxjerri pikësëpari nga zyra në 14 maji, autobusi falas. Unë do e bëj realitet pas 14 majit. Me këtë premtim janë marrë ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj të transportit rrugor, inxhinier dhe persona që përfaqësojnë shoqatën lokale dhe kombëtare të transportit urban. Thonë që është vetëm çështje vullneti, ne nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur.”

 

Krahas takimeve me qytetarët dhe prezencës në televizione, kandidati i opozitës për bashkinë më të rëndësishme të vendit, po shfrytëzon edhe rrjetet sociale për të pasqyruar programin, vizionin e tij për Tiranën, duke synuar ta bëjë fushatën më të prekshme kryesisht për të rinjtë, të cilët janë edhe më aktivë në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *