Subscribe

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka shpjeguar posterin kundër korrupsionit, që u shoqërua me debate për kufijtë që duhet të respektojnë kandidatët në fushatë elektorale. Këlliçi theksoi se i vetmi mesazh që ky poster përcjell, është luftë pa kompromis kundër korrupsionit.

BELIND KELLIÇI

 

KANDIDAT, KOALICIONI “BASHKE FITOJME”

 

“Unë i jam drejtuar korrupsionit, fenomenit të korrupsionit. Mesa duket janë shqetësuar të korruptuarit. Më shihni, jam pa truprojë, se nuk i ka futur dorën në xhep askujt. Jam i vendosur ta çoj në pension politik Erion Veliajn.”

 

Belind Këlliçi shpjegoi se programi i tij në betejën kundër korrupsionit, ka një shtyllë kryesore.

 

“Unë kam një pikë në program, une nuk do të vjedh”

 

Këlliçi ka zgjedhur të ftojë mediat të ndjekin fushatën, një praktikë që prej 2011 nuk zbatohej më.

 

Gjatë takimeve me banorët e zonës së “5 Majit”, Belind Këlliçi dëgjoi problemet me të cilat përballen çdo ditë, duke u sqaruar vizionin e tij për Tiranën.

 

Programi i Belind Këlliçit parashikon edhe ndërtimin e një nënkalimi në sheshin “Skënderbej”, për të lehtësuar trafikun. Nga ana tjetër, ai ka premtuar uljen e taksave dhe tarifave si dhe heqjen e taksës së arsimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *