E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Këlliçi publikon foto nga brenda selisë së PD: Nuk ka derë të blinduar që mban jashtë shumicën

Deputeti Belind Këlliçi ka publikuar një foto, ku shihen të vendosura disa dyer hekuri. Ai pretendon se fotoja është shkrepur brenda selisë blu.

 

Reklamë

Në një postim në “Facebook”, Këlliçi ia bën të qartë kryedemokratit Lulzim Basha se në 8 janar “nuk ka derë të blinduar që mban jashtë shumicën”.

 

“Fatos Nano ishte kryetar i partisë në pushtet kur në vitin 2001 zbriti në bazë për të vërtetuar se ishte shumicë. Mund të mbyllej në seli, mund të blindonte dyert si Basha por nuk e bëri. E fitoi betejën politike me votë. Mund ta fitonte edhe Basha nëse do të njihte votën si instrument politik. Por kjo nuk ndodhi, sepse Basha ka një raport të munguar me votën dhe të vërtetën. Partia Demokratike nuk është vendstrehim. Liria depërton kudo. Nuk ka derë të blinduar që mban jashtë shumicën. Harroje!”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë