Subscribe

Kandidati i opozitës për bashkinë e kryeqytetit, Belind Këlliçi, takoi banorët e zonës së Saukut, për t’u sqaruar vizionin e tij për të ardhmen e Tiranës. Këlliçi theksoi se Tirana sot është një qytet që ka probleme me infrastrukturën, ujin e pijshëm, shkollat, çerdhet, kopshtet, ndërkohë që kryebashkiaku aktual Veliaj flet për një realitet, që nuk ekziston.

 

BELIND KËLLIÇI

KANDIDAT PER BASHKINE E TIRANES

“Shihni shpesh herë që diellin ky e lind nga veriu, shihni kullën e sahatit, pa kulla që e mbysin, shihni projeketet 3D të bukura, shihni shkolla që nuk ekzistojnë, shihni çerdhe kopshte që nuk janë pjesë këtu. Tallet me ju, u thotë që keni 24 orë ujë të pijshëm. Flitet për një Tiranë që nuk ekziston. Ndërkohë realiteti i Tiranës, vetëm këtu 1 km larg nga qendra, është i tmerrshëm. Një mungesë totale nga ana e qeverisë lokale, nga ana e bashkisë për qytetarin, me mungesë rrugësh, me mungesë infrastrukture, me mungesë ndriçimi, sinjalistike, me mungesë çerdhesh, kopshtesh, shkollash”

 

Këlliçi theksoi se synon të ulë taksat e tarifat për bizneset në Tiranë, ndërkohë që sipas tij rivali socialist Veliaj nuk flet për këtë çështje.

 

“ Unë kam propozuar një paketë për biznesin e vogël e të mesëm, për uljen e taksave dhe tarifave. Asnjë fjalë nuk thotë dot, asnjë fjalë, nuk e koncepton dot ai në llogjikën e vet. I ka 10-fishuar taksat. Ja ka nxirë jetën biznesit të vogël, Ja ka marrë frymën biznesit të vogël. Për hapësirën publike I ka marrë shpirtin bareve e lokaleve. Dhe ndërkohë unë kam premtuar gjysmën e tarifës”.

 

Belind Këlliçi shpjegoi edhe njëherë posterin e shumëdebatuar për luftën kundër korrupsionit.

 

“Ka bërë shumë bujë një poster që unë kam nxjerrë, që kam folur për korrupsionin edhe i kam treguar gishtin e mesit korrupsionit. Janë shqetësuar, kanë qit “urdhër psikologu”, kanë qit “urdhër KQZ-je”, kanë bërë mbledhje te PS-ja, janë shqetësuar shumë për moral këta, pse ka qit Belindi gishtin e mesit, kujt? Korrupsionit! Për çfarë e kam bërë unë? Për të folur për korrupsionin, që s’flitet kurrë në media. Për të folur për Erion Velinë, që nuk flet njeri për korrupsionin e tij. Politikani më i korruptuar që mund të jetë në Ballkan. Dhe për të tërhequr vëmendjen për këtë çështje që nuk flet njeri”

 

Dy ditë më parë, Belind Këlliçi publikoi një poster për luftën kundër korrupsionit, i cili solli kritika të forta nga kundërshtarët politikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *