Subscribe

Ish-anëtari i komisionit hetimor për inceneratorët Belind Këlliçi do të padisë në SPAK kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, për favorizim të kompanisë që ka inceneratorin e Tiranës. Këlliçi ka publikuar një kontratë të vitit 2020  me firmën e Erion Veliaj ku bashkia e Tiranës merr 12 makina me qira nga kompania që ka inceneratorët, e cila falë kësaj kontrate ka marrë deri më sot më shumë se 300 mijë euro.

“Në datën 15.04.2020 me nr.12619 prot., nëpërmjet kompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV dhe kryebashkiakut ERION VELIAJ, lidhet një kontratë hua-përdorje për 12 mjete të cilat do të përdoren nga Policia Bashkiake pas situatës së vështirë të krijuar me pandeminë Covid-19.”, tha anëtari i Kryesisë Belind Këlliçi.

Këlliçi ka publikuar edhe një email të një prej drejtorëve të bashkisë së Tiranës drejtuar administratores së inceneratorit, që më pas i është nisur Klodian Zotos.

“Ditën e nesërme, më datë 7 prill, 2020, ora 11.48, ky e-mail i përcillet Klodian Zotos, ku i kërkohet informacion nëse duhet të bëhet ndonjë koment, pasi nuk Administratori nuk e dinte për çfarë Klodian Zoto kishte rënë dakord kur kishte bërë biseda me Bashkinë Tiranë në lidhje me këtë çështje.”, shtoi Këlliçi.

Belind Këlliçi i ka bërë apel SPAK-ut të hetoje seriozisht çështjen e inceneratorëve duke deklaruar se edhe Klodian Zoto i shpallur në kërkim ndërkombëtar në fakt ndodhet në Tiranë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *