Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion mbi Izraelin

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e...

Përfundon dita e 79 e protestës, nis marshimi në...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të...

Vijon të mbetet e rënduar situata në pyjet e...

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive,...

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë humbin jetën...

Kejdi Mehmetaj: Qeverisja kriminale e Ramës po prish shkollën në Roskovec

7 Mars 12:46

Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka zgjedhur që në ditën e 7 marsit të bëjë një denoncim në lidhje me një problematike arsimore sipas saj në rrethin e Fierit.

 

Mehmetaj tha se me urdher të kësaj qeverie që e quan kriminale në bashkëpunim me kryebashkiakën e Roskovecit, ka dërguar fadromat e IKMT, për të prishur në mënyrë të paligjshme shkollën “Goja e Artë” në Roskovec, shkollë me mbi 500 nxënës, që nga parashkollori dhe deri në vitin e 4 të gjimnazit.

 

“Sot që fëmijët e mësuesit duhet të ishin duke festuar, gëzuar e uruar njëri-tjetrin, ata në fakt detyrohen nga kjo qeverisje kriminale që të mbrojnë fizikisht shkollën e tyre, rrethimin e shkollës së tyre. Mbas gjithë tentativave që Kryetarja e Bashkisë Majlinda Bufi, bëri për të marrë mbështetje politike të drejtuesve të shkollës Goja e Artë dhe nuk ia doli, për shkak të keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit që ajo bën në Roskovec, ka arritur tanimë në ditën që i kërcënon dhe i shantazhon drejtuesit e shkollës me prishjen e saj. Edhe pse në mënyrë të paligjshme për të ndërtuar gjasme një lulishte e cila po ashtu nëse I futesh në detaje të prokurimit, tenderimit, do të gjenden aty plot gjëra për të qenë objekt të gjykimit të Prokurorisë. Duke ndjekur të gjithë procedurën ligjore drejtuesit e shkollës kanë paditur Bashkinë dhe kanë dy vendime të cilat edhe unë po i bëj sot publike për qytetarët. Janë dy vendime të gjykatës të shkallës së parë të rrethit të Vlorës, të cilët i japin të drejtë drejtuesve të shkollës. Të cilët kanë bërë së pari një sigurim padie, në mënyrë që shkolla dhe rrethimi i saj mos të preken deri në marrjen  e vendimit të formës së prerë. Po ashtu ka një vendim të Gjykatës së Shkallës së parë që i jep të drejtë drejtuesve të shkollës që drejtimi nuk duhet prishur dhe që Bashkia nuk ka të drejtë në kërkesën e saj. Dje i jemi drejtuar si Prokurorisë po ashtu dhe zyrës së përmbarimit, të cilët me këtë akt konstatimi i kanë dërguar të gjithë informacionin zyrës së Bashkisë së Roskovecit që të pezullohet në mënyrë të menjëhershme çdo veprim që po bëhet mbi shkollën dhe të largohen në mënyrë të  menjëhershme drejtuesit e IKMT që aty. Por si gjithmonë, si drejtuesit e IKMT, po ashtu dhe ato të Bashkisë, shprehen me fjalën e tyre se nuk pyesin as për vendime gjykate, as për vendime dhe hetime të Prokurorisë por me urdhër politik, për arsye të pastra politike, shkojnë dhe shkatërrojnë shkollën.

 

 

Në emër të LSI, Mehmetaj si bën thirrje Kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi si dhe zyrtarëve të IKMT-së, të largojnë njëherë e mirë duart nga pronat e qytetarëve shqiptarë.

 

“Të largojnë njëherë e mirë duart nga pronat e qytetarëve shqiptarë. Të largojnë sot dhe në vazhdim duart nga godina e shkollës “Goja e Artë” dhe të maten mirë sepse nëse bëjnë këto veprime të nxituara, jo vetëm që do të përballen siç kanë filluar të përballen me institucionet e drejtësisë, por do të përballen edhe me revoltën e qytetarëve aty të cilët nuk do të tolerojnë më, por drejtësinë do ta bëjnë me duart e tyre.Edhe njëherë sot i bëj thirrje zonjës Bufi të mos vazhdojë të ndjekë rrugën e Edi Ramës. Edi Rama tashmë e ka marrë rrugën e tij, e ka marrë fundin e tij, me vete do t’i marrë të gjithë ata. Por të ketë kujdes, sepse përveç se institucionet e drejtësisë do të merren me ta, do të jenë vetë qytetarët që nuk do të falin, nuk do ta harrojnë atë dhe këdo rreth e rrotull tyre, që të gëzojnë pasurinë e tyre, pasurinë e qytetarëve shqiptarë.

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
Kejdi Mehmetaj rama Roskovec shkolle

Nga e njëjta kategori

Përfundon dita e 79 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Dita e 79-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

më shumë...

 “Shqipëria, në duart e krimit”, Berisha: Shteti mbron bandat. Në PS bën karrierë ai që shan protestën

më shumë...

Policia ngre njësi të posaçme për krimet mjedisore, Lamallari: Çdo zjarr i dyshimtë do të hetohet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:49

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

10:47

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion...

10:31

Huthit sulmojnë një anije në Detin e...

10:29

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

10:16

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar...

10:04

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen...

9:42

Përfundon dita e 79 e protestës, nis...

9:08

Si të dallojmë dikë që gënjen

9:02

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit,...

8:47

Vijon të mbetet e rënduar situata në...

8:34

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7...

7:52

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë...

7:47

Dita e 79-të e protestës, qytetarët marshojnë...

7:34

Sulm me armë, vriten 3 persona, mes...

7:26

Ushqimet që lehtësojnë fryrjen dhe qetësojnë tretjen

7:15

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime...

7:09

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”,...

6:40

Fluks i lartë qytetarësh në pikën kufitare...

6:32

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë...

6:18

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.